Teksti i kësaj kënge të Dua Lipës në pankartat e protestuesve në Argjentinë

Mediale Vip

Teksti i kësaj kënge të Dua Lipës në pankartat e protestuesve në Argjentinë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:12
Protesta

Nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kohët e fundit është shpërblyer me një sërë çmimesh në eventet e mëdha muzikore.

Në llogarinë e saj, Instagram, ka postuar një fotografi ku tregon se një pjesë e këngës e saj “Swan Song”, është parë në pankartat e protestës për Ditën e Gruas që u mbajt në Argjentinë.

“Të rrish e heshtur, është njësoj si të vdesësh”, është fjalia që mban në dorë një femër.

Ndryshe, kënga “Swan Song”, e Duas e cila është kolonë zanore e filmit “Alitta: Battle Angel”, që numëron 32 milionë klikime në rrjetin, YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat