“Nëse deri dje disa kanë mbajtur veshin te ‘Zogu’, Tuna tani është vetja”

Mediale Vip

“Nëse deri dje disa kanë mbajtur veshin te ‘Zogu’, Tuna tani është vetja”

Më: 14 mars 2019 Në ora: 06:26
Tuna

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka promovuar ditë më parë albumin e saj më të ri “Fortuna”.

Ajo mbajti një koncert recital në Filarmoninë e Shkupit, ku ka performuar ‘live’ të gjitha këngët e albumit të saj.

Albumi i këngëtares është shpërndarë në masë të madhe nga kolegët e saj, të cilët kanë ofruar përkrahje për këtë projekt kaq të veçantë të Tunës.

Njëra ndër bashkëpunëtoret më të afërta me këngëtaren, Anita Latifi, ka bërë një shkrim të gjatë dhe një dedikim në rrjetin social Facebook, duke cituar ndër të tjerash thelbin e këtij albumi kaq të veçantë.

“Këngët në YouTube do t’dalin sapo t’i nënshkruaj Tuna të gjitha CD-të e kërkuara.. ka punë edhe 3-4 ditë. Deri sot Tuna ka qenë ajo akullthyesja, ajo e trenta, ajo e fuqishmja, ajo që i bën të gjitha që të tjerët nuk kanë guxim as t’i mendojnë. Por gjithnjë maestrale. Tani ajo vjen me gjithë brishtësinë që ka brena vetes – tekstualisht – zhvesh çdo emocion të saj para publikut. Rrëfehet. Në mënyrën më magjike të mundshme. Dhe nëse deri dje ca kanë mbajt veshin te “Zogu”, te “I asaj”, te “MMV”, te “Chonga”, e të tjerët kanë kërkuar me nostalgji “Biletën”, tani “ForTuna” vjen për të gjitha gjeneratat… se është punuar me shpirt, përkushtim dhe histori personale. “ForTuna” është vetja. Tuna..”, ka shkruar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat