U kërkua largimi i frazës “A ban me fol”, reagon menaxheri i Taynës

Mediale Vip

U kërkua largimi i frazës “A ban me fol”, reagon menaxheri i Taynës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:10
Rinor Hykolli dhe Tayna

Dje, Tayna ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar "Kce".

Në këtë këngë reperja nga Prizreni ka përfshirë edhe frazën e famshme të Ilir Hajraj “A ban me fol”.

E pas lansimit të këngës ka reaguar djaloshi duke thënë se shprehjen e ka përdorë pa lejen e tij.

Megjithatë, lajmi, ka kontaktuar me menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin i cili sqaron të vërtetën.

“E kanë përdorë tre milionë shqiptarë e tash e ka përmend, Tayna ka kqyr me dal me fol e kom lyp at djalin por nuk u lajmru, u lajmru ky tjetri u ardh n’studio kemi bisedu më ka thanë në rregull mundesh me përdorë tash ai djali për me bo famë del shkrun”, ka thënë Rinori për lajmi.net.

Ndërkohë, ky postim i Ilirit tashmë është fshirë nga rrjeti social, Facebook i tij pa një arsye. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat