I lidhur me Bora Zemanin? Aktori i humorit zbulon “kushtet” dhe si e do bashkëshorten e ardhshme

Mediale Vip

I lidhur me Bora Zemanin? Aktori i humorit zbulon “kushtet” dhe si e do bashkëshorten e ardhshme

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:56
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Donald Veshaj, është përfolur për një lidhje romantike me moderatoren e njohur Bora Zemani.

Kjo e fundit e mohoi të jetë e lidhur dhe u shpreh se nuk ka asgjë të re në jetën e saj. Ndërkohë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirée”, Donaldi ka folur për jetën e tij private duke zbuluar dhe “kushtet” që partnerja e ardhshme duhet të ketë.

“Mjafton të jetë… mund të jetë dhe e huaj. Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen. Mund të martohesha edhe me një lushnjare”, u shpreh Donaldi.

Në këtë mënyrë, aktori i humorit nuk konfirmoi asgjë të re në jetën private edhe pse thuhet që tashmë nuk është beqar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat