Khloe Kardashian nuk e lënë të marrë frymë, ish-burri i motrës interesohet për të?

Mediale Vip

Khloe Kardashian nuk e lënë të marrë frymë, ish-burri i motrës interesohet për të?

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:28
Scott Disick, Khloe Kardashian

Scott Disick duket se nuk po i kushton më vëmendje të dashurës së tij 20-vjeçare Sofia Richie. Sytë e tij janë përqendruar tek Khloe Kardashian.

Miqësia e tij me motrën e ish-gruas duket se po merr një tjetër emër. Ai mund të jetë në lidhje me Sofian, por kjo nuk e ndaloi që të quajë Khloen “Fiksimi i ditës së mërkurë”.

Ndër të gjitha imazhet që mund të zgjidhte, ai preferoi fotografinë e Khloe me një veshje transparente ku duket shumë seksi. Pasi e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruajti: “Kam pritur gjithë javën për ta publikuar këtë”. Fansat e kanë kritikuar duke e konsideruar si tradhti ndaj ish-gruas, por ai dhe Khloe janë miq të mirë. Mund të konsiderohet edhe si një thumbim për Tristan që të kuptojë se çfarë ka lënë pas.

Dihet se Scott është një djalë flirtues dhe tepër seksi, i cili ndonëse u nda nga Kourtney, vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me familjen Kardashian. Të dy janë prindër të tre fëmijëve dhe tani gëzojnë komunikim shumë të mirë.

 

Been waiting all week to post this #wcw

A post shared by Scott Disick (@letthelordbewithyou) on

Ndërkohë Khloe vazhdon të jetë një mami beqare pasi Tristan e tradhtoi me Jordyn Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat