Bebe Rexha: Mamaja më kritikoi për këngën “I’m a Mess”

Mediale Vip

Bebe Rexha: Mamaja më kritikoi për këngën “I’m a Mess”

Më: 16 mars 2019 Në ora: 10:28
Bebe Rexha

Bebe Rexha duket se nuk e ka mbështetjen dhe miratimin e plotë të prindërve të saj për projektet muzikore.

Vetëm pak kohë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare, debatoi me të atin e saj, tashmë edhe e ëma ka shprehur pakënaqësitë e saj.

Babai i Bebes kritikoi klipin e këngës “Last Hurrah”, duke thënë se i ngjasonte më shumë pornografisë se sa një videoje muzikore.

Ndërsa, nëna e Bebes ka pasur vërejtjet e saj për këngën “I’m a Mess”, ku këngëtarja rrëfen për terapinë psikologjike.

Mirëpo, këngëtarja, përmes një interviste tek “AOL”, ka pasur një kundërpërgjigje për të ëmen.

Ajo tha se jemi në vitin 2019 dhe është në rregull që të gjithë të shprehen dhe të flasin hapur për problemet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat