Pagoi para për të futur fëmijët në shkollë, aktorja përfshihet në rrjet mashtrimi

Mediale Vip

Pagoi para për të futur fëmijët në shkollë, aktorja përfshihet në rrjet mashtrimi

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:02
Lori Loughlin me vajzat

Aktorja amerikane Lori Loughlin është akuzuar për përfshirjen në një rrjet mashtrimi. Ajo ka përfunduar tek autoritetet e Los Anxhelosit ku do japë dëshminë e saj për këtë çështje.

Bashkëshorti i saj, stilisti Mossimo Giannulli, u paraqit në gjykatë të martën, po për këtë cështje. Ata janë dy nga 50 njerëzit e akuzuar në një ndërmarrje kriminale për të dërguar fëmijët e tyre në kolegjet më të larta amerikane.

Prindërit e akuzuar, shumë prej të cilëve janë të famshëm apo pronarë të kompanive të mëdha thuhet se kanë paguar një firmë deri në 6.5 milionë dollarë. E gjithë kjo shumë shkoi për të mashtruar provimet e pranimit të kolegjit të studentëve ose për tu dhënë ryshfete trajnerëve të lartë për të ofruar bursa të rreme atletike për studentët jo atletikë.

“Yale”, “Stanford” dhe “Georgetoën” ishin në mesin e Universiteteve. Kolegjet nuk janë akuzuar për ndonjë keqbërje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat