Rita Ora: Kam veshur sytjena me numër të gabuar gjatë gjithë kohës

Mediale Vip

Rita Ora: Kam veshur sytjena me numër të gabuar gjatë gjithë kohës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:43
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, aktualisht ndodhet në Japoni për turneun e saj të koncerteve.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Një të tillë, Ora e ka sjellë së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini para pasqyrës.

Këngëtarja vë në pah linjat atraktive, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se tek tani e ka kuptuar numrin e vërtetë të të brendshmëve të saj.

 “Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht”, ka shkruar Rita në Instagram.

E njëjta ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaret shumë të pëlqyera, Anitta dhe Sofia Reyes.

Kënga me titull “R.I.P” është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm një ditë pas publikimit ka arritur miliona klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat