Chiara Ferragni nxjerr foton që e bënte të ndihej e pasigurtë, dhe e shoqëron me një mesazh frymezues për të gjithë femrat!!!

Mediale Vip

Chiara Ferragni nxjerr foton që e bënte të ndihej e pasigurtë, dhe e shoqëron me një mesazh frymezues për të gjithë femrat!!!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:33
Chiara Ferragni

Blogerja e famshme italiane, influenca e të cilës është rritur edhe nëpër botë, refleton në postimet e saj imazhin e lumturisë, mirëqënies, plotësimit. Por Chiara Ferragni ka dhe ajo pasiguritë e veta si të gjithë, dhe këtë, nuk ngurroi ta ndante më ndjekësit e saj. Këtë e bëri përmes postimit të një fotoje të kohës kur ishte shtatzënë me barkun e rrumbullakosur.

“Kjo jam unë, ekzaktësisht një vit më parë. Isha 36-javëshe shtatzënë, në shtëpinë e pushimit në Los Angeles…. Në atë kohë kujtoj se vendosa të mos e postoja këtë foto dhe nuk ishte sepse kisha një shenjë në pantallonat e mia të bardha. Ndihesha e pasigurt për të ndarë foto të trupit tim në këtë stad të shtatzënisë. Nuk jam gjithmonë e sigurt me veten, edhe nëse kam marrëdhënie të mirë me trupin tim, një shtatzëni është sa magjike dhe e vështirë në disa momente. …Tani një vit më vonë që mbaj në dorë njeriun tim të preferuar mund të them këtë gjë: trupi im, jam shumë krenar për ty“…., ka shkruar Chiara, dhe shton: “  Të duash trupin tënd është një proces i gjatë, por unë inkurajoj të gjithë ju t’i thoni diçka të bukur vetes suaj, sa herë që shiheni në pasqyrë. Kështu fillon revolucioni për vetëbesimin. Duaj veten tënde në fillim që të të duan dhe të tjerët më pas“…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat