Wanda Nara “godet” para derbit: Jam e qetë sepse është më e lehtë të…

Mediale Vip

Wanda Nara “godet” para derbit: Jam e qetë sepse është më e lehtë të…

Më: 16 mars 2019 Në ora: 23:48
Wanda Nara

Derbi i Milanos luhet nesër dhe është e vështirë për t’u kapërdirë fakti që Ikardi nuk do të jetë në fushën e lojës, nga gruaja e tij Wanda Nara.

Numri 9 i zikaltërve nuk luan që prej 13 shkurtit dhe gjërat sa po vijnë e vështirësohen jo vetëm për të, por edhe për Interin, që po vuan një krizë të thellë, në rezultate, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Wanda Nara ka bërë një tjetër postim enigmatik në “Instagram”. Ajo ka postuar foton e saj dhe ka shkruar: “Unë jam e qetë, sepse është më e lehtë të gënjesh”.

Image

Nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh, por me shumë mundësi Wanda do që edhe para derbit të tërheqe vëmendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat