Rita Orën ende e shqetësojnë problemet me frymëmarrje

Mediale Vip

Rita Orën ende e shqetësojnë problemet me frymëmarrje

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:02
Rita Ora

Rita Ora muaj më parë e kishte pranuar se kishte disa probleme shëndetësore, saktësisht me frymëmarrjen.

Rita Ora pavarësisht këtyre komplikimeve, asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar me koncerte.

Së fundi, këngëtarja po mban turneun e koncerteve në Azi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke udhëtuar për në Singapor.

Në një foto që e postoi në Instagram, Rita shihet me maskë mbrojtëse, e që të bën të kuptosh se ajo ende po përballet me problemet me frymëmarrjen.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Rita Ora është “R.I.P”, në duet me Sofia Reyes dhe Anitta. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat