Khloe për Tristan: Ai është baba i mirë për vajzën tonë

Mediale Vip

Khloe për Tristan: Ai është baba i mirë për vajzën tonë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:15
Khole Kardashian dhe Tristan Thompson.

Ylli televiziv, Khole Kardashian para një muaji ishte tradhtuar nga i dashuri i saj, Tristan Thompson.

Kështu së fundi ajo e ka lavdëruar ish të dashurin e saj, se ai është një baba i mirë për vajzën e tyre, True.

Sipas Hollywood Life, Khloe reagoi kështu pasi një adhuruese e saj i shkroi në Twitter duke i thënë që ajo duhet të mbajë kokën lartë për vajzën e saj, “Ajo është gjithçka që ju keni”.

Ndërsa Khloe e falënderojë atë për këto fjalë.

” Faleminderit dashuri! Je shumë e ëmbël. Por ai është një baba i mirë për të. Fëmija im i ëmbël, True nuk do të vendoset kurrë në mes të tij dhe meje. Unë e premtoj këtë për vajzën time”, tha Khloe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat