Mirian Cani prek me dedekimin për nënën e saj

Mediale Vip

Mirian Cani prek me dedekimin për nënën e saj

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:09
Mirian Cani

Alban Skënderaj ka publikuar ditën e djeshme një këngë vërtet prekëse që e ka shkruar 10 vite më parë, kur nëna e Miriam Canit u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Kantautori shqiptar tregon përmes një postimi në Instagram se Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve.

E prekur nga fjalët e bashkëshortit të saj Miriami ditën e sotme ka bërë një dedikim rrënqethës për nënë e saj nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka publikuar këngën ere.

‘Nuk e kam gjetur kurrë forcën në këto 10 vite ti këndoj këto vargje që ti shkëpute nga shpirti im. E kam shumë të vështire të shkruaj apo të flas për të pa më rrahur zemra çmendurisht fort.Koha shëron çdo plagë thonë...por unë di të them që thjesht mësohesh të bashkëjetosh me një dhimbje të tillë.Përpiqesh që këtë dashuri që ruan fortë në shpirtin tënd t’a kthesh në forcë dhe motiv. Nuk do mundem të të falenderoj dot kurrë mjaftueshëm që përjetesove në fjalë e tinguj atë që ndjej për nënën time por tashmë edhe ti ndjen për tënden. Na bashkojnë plote gëzime por edhe dhimbja na bën një. Kam 10 vite që e këndoj këtë këngë çdo ditë brenda vetes. E dua me çdo qelizë të trupit tim, e mendoj me çdo frymarrje timen dhe e di që një ditë ky gjysmëshpirt do te plotësohet’ shkruan në postim Miriami.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat