Stresi në burg prej muajsh, Keisi tregon dhe sa do ta presë

Mediale Vip

Stresi në burg prej muajsh, Keisi tregon dhe sa do ta presë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:58
Stresi dhe Kejsi

Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe kanë tre vite e gjysmë që jetojnë një histori dashurie.

Marrëdhënia e tyre ka kaluar shumë pengesa e megjithatë ata ia kanë dolë mbanë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Për shkak të disa akuzave kundër tij, Stresi është duke u përballur me ligjin dhe prej kohësh ndodhet nën arrest, por pavarësisht kësaj situate, asgjë nuk ka ndryshuar mes marrëdhënies së tij dhe Keisit.

Dhe këtë e tregojnë postimet e shumta të Keisit e cila nuk resht së treguari dashurinë që ka për bashkëshortin e saj.

Të tilla ishin dhe postimet e djeshme të saj ku pas disa fotove intime me Stresin ajo ka shkruar:

“Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do të kisha pritur”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat