Michael Buble pranon se nuk e di nëse do të kishte guximin të përballej sërish me betejën shëndetësore të djalit të tij

Mediale Vip

Michael Buble pranon se nuk e di nëse do të kishte guximin të përballej sërish me betejën shëndetësore të djalit të tij

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:59
Michael Buble

Michael Buble ka pranuar se nuk e di nëse do të ishte i guximshëm mjaftueshëm për t’u përballur edhe një herë me vështirësitë e diagnostikimit të djalit të tij me kancer.

Djali i këngëtarit, Noah, në vitin 2016 ishte diagnostikuar me kancer të mëlçisë (hepatoblastoma) dhe iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë për shërimin e sëmundjes.

Buble, i cili është i martuar me aktoren argjentinas, Luisiana Lopilato, ka treguar se një mik i kishte thënë se çiftet që kalojnë vështirësi të njëjta, zakonisht shkurorëzohen.

“Ishin në veturë një ditë, e shikova dhe i thash: ‘A do ta bëje nga fillimi?’ Ajo u përgjigj: ‘Padyshim se do ta bëja. Nuk do të dëshiroja asgjë ndryshe. Ju jeni lumturia më e madhe në jetën time'”.

“Pastaj pyetja ime ishte se do të ishte mjaftueshëm e guximshme për ta bërë sërish? dhe ajo më tha: ‘Nuk e di’. Ndërsa edhe mua më duhet ta them të njëjtën gjë. Nuk e di”, ka thënë këngëtari për Pop Culture Beast.

Krahas djalit pesëvjeçar, çifti ka edhe një djalë tjetër dyvjeçar, Elias dhe vajzën Vida që ka lindur në korrik të vitit 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat