Khloe Kardashian nis betejën për kujdestarinë e vajzës së saj

Mediale Vip

Khloe Kardashian nis betejën për kujdestarinë e vajzës së saj

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:42
Khloe Kardashian

Pas ndarjes nga bashkëshorti Tristan Thompson, Khloe Kardashian dëshiron të sigurojë vajzën e saj 11 muajshe me një të ardhme të bukur, edhe nëse kjo do t’i kushtojë me një betejë të plotë për kujdestarinë totale.

Burimet për Hollywood Life thonë se Khloe dëshiron t’i kthehet jetës së saj, por edhe vajzës së saj, pas skandaleve të shumta që bëri ish-i dashuri i saj.

“Khloe kujdeset për të ardhmen e vajzës së saj dhe është e gatshme të luftojë për kujdestarinë e saj”, thotë burimi.

“Ajo është në kontakt me një avokat familjar për të siguruar se nuk do të humbë kujdestarinë e True edhe nëse Tristani vendos të luftojë për të njëjtën gjë”, shton burimi i Hollywood Life.

Khloe, megjithatë, ende dëshiron që Tristan të ketë marrëdhënie normale me vajzën e saj dhe ta lejojë atë për vizita të rregullta, por dëshiron të jetë e sigurt se ajo është personi kryesor në jetën e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat