Ava Max ndihet e privilegjuar që po krahasohet me Lady Gagan

Mediale Vip

Ava Max ndihet e privilegjuar që po krahasohet me Lady Gagan

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:48
Ava Max dhe Lady Gaga

Ava Max tashmë është bërë emër edhe në industrinë muzikore ndërkombëtare duke iu shtuar listës së këngëtareve shqiptare që janë bërë të famshme.

Këngëtarja që në realitet quhet Armanda Koçi u bë e famshme fillimisht me këngën “Sweet But Psycho” dhe më pas me këngë të tjera.

Shumëkush po e krahason me këngëtaren amerikane, Lady Gagan, dhe kjo po e bënë të ndihet e privilegjuar dhe kompliment.

“Ajo është një nga divat më të mëdha të kohës sonë dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times.

“Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.

Ajo më tutje bëri edhe një lidhje interesante duke thënë se është shqiptare, ndërsa Gaga ka prejardhje italiane.

“So Am I” është kënga e fundit që e ka publikuar bukuroshja jonë dhe deri më tani është shikuar mbi shtatë milionë herë në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat