Tuna tregon kujt i dedikon këngën ‘Nëse vdes e re’

Mediale Vip

Tuna tregon kujt i dedikon këngën ‘Nëse vdes e re’

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:40
Tuna

Një nga këngët e albumit ‘Fortuna’ të Tunës është edhe ajo me titullin ‘Nëse vdes e re’.

Në ‘Nëse vdes e re’, Tuna këndon për mënyrat se si mund të lëndohet një femër, jo vetëm fizikinisht.

Me këtë rast, ajo edhe ka shkruar duke prezantuar këngën se po i detyron pikërisht gravë që kanë pësuar dhuë psikologjike.

“Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm”, shkruan Tuna në postimin në Instagram.

Përveç kësaj, albumi ka edhe gjashtë këngë tjera të reja të cilat Tuna i ka publikuar mbrëmë me videoklipe përkatëse, ndërsa është pritur shumë mirë nga pubiku, duke u dëgjuar dhe duke u lavdëruar nga të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat