Çfarë po i bën bashkë Miley Cyrus dhe Jay Z? Këngëtarët të entuziazmuar më shumë se kurrë

Mediale Vip

Çfarë po i bën bashkë Miley Cyrus dhe Jay Z? Këngëtarët të entuziazmuar më shumë se kurrë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:21
Miley Cyrus dhe Jay Z

Festivali ‘Woodstock’ po rikthehet për 50-vjetorin e tij dhe këngëtarët që do të marrin pjesë në të janë emrat më të suksesshëm të muzikës ndërkombëtare. Miley Cyrus, Halsey dhe Jayz Z janë disa nga emrat që do të marrin pjesë në këtë festival 3 ditor që do të zhvillohet në muajin gusht në Watkins Glen, New York.

Është bërë e ditur se shumë organizata do të bashkëpunojnë me realizuesit e këtij festivali, për të sjellë vëmendjen e publikut për një kauzë të rëndësishme, barazinë gjinore. Ky festival do të ketë edhe një zonë ku prindërit mund të sjellin fëmijët e tyre, e cila do të quhet ‘Kidstock’.

Jay Z dhe Miley Cyrus janë shprehur se janë të entuziazmuar dhe po e presin me padurim këtë event të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat