Noizy surprizohet nga fansi, gdhend në trup këngën më të bukur të reperit

Mediale Vip

Noizy surprizohet nga fansi, gdhend në trup këngën më të bukur të reperit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:01
Noizy

Fansat zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për të shprehur adhurimin ndaj personazheve që ata ndjekin. Disa zgjedhin të bëjnë postera me fotografi të tyre, ndërsa disa të tjerë t’ju bëjnë dhurata. Ndërkohë një fans i Noizy-t ka zgjedhur që një nga këngët e reperit ta ketë përgjithmonë të gdhendur në një pjesë të trupit. Reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet një djalë që ka shkruar një varg nga kënga, “Mbretëresha ime”. Noizy duket se i ka pëlqyer shumë ky gjest dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë të tjerët. “Fansa të vërtetë”, – ka shkruar ai bashkangjitur videos.

Noizy ka një karrierë shumë të suksesshme dhe çdo këngë e tij brenda pak kohësh kthehet menjëherë në hit. Së fundmi reperi ka publikuar këngën “Gango” me reperin grek, Snik. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat