Jennifer Lopez flet për herë të parë pas fejesës

Mediale Vip

Jennifer Lopez flet për herë të parë pas fejesës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:43
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez që janë fejuar pas dy vjetësh lidhje dashurie janë gati të ndërtojnë një familje dhe të ardhme së bashku.

“Ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë Lopez për revistën People, vetëm pak ditë pasi Rodriguez e kishte befasuar me propozimin për fejesë me një unazë diamanti 16 karatëshe gjatë pushimit të tyre romantik në Bahamas.

“Ne e vlerësojmë shumë momentin në të cilin jemi në jetën tonë sot dhe këtë po e shijojmë më së shumti”, ka thënë Rodriguez.

Një nga punët e para të çiftit më të njohur dhe seksi është të kthehen në punë.

Pasi janë kthyer në Neë Yorku nga pushimi i tyre, ikona 49 vjeçare e muzikës pop dhe ylli 43 vjeçar i bejsbollit kanë treguar se ata do të fillojnë të punojnë së bashku.

J-Rod kanë  njoftuar se ata do të kenë një bashkëpunim në botën e modës pasi çifti janë përzgjedhur si fytyrat e reja të markës së syzeve Quay Australia.

Ata përpos që kanë pozuar së bashku për kampanjën e re të kësaj marke të njohur të syzeve, dyshja kanë  qenë inspirim edhe për dy koleksione të Quay Australia – Quay x JLo dhe Quay x ARod.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat