Adelina Ismaili e nxeh atmosferën zgjedhore në LDK, pozicionohet për kandidatin

Mediale Vip

Adelina Ismaili e nxeh atmosferën zgjedhore në LDK, pozicionohet për kandidatin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 21:55
Adelina Ismaili

Adelina Ismaili e nxeh atmosferën zgjedhore në LDK, pozicionohet për kandidatin

Gara për kryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë

Pasi që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha sot se Kosova ka nevojë që të këtë më shumë femra në udhëheqje, e ku u aludua që ai e dëshiron kryetare një femër në krye të një partie kosovare, kanë filluar edhe reagime të tjera.

Një ndër femrat që ka qenë gjithmonë përkrahëse e LDK-së, Adelina Ismaili në një postim të bërë në Facebook ka marrë anë publikisht për një kandidate.

“E vetmja! The Only One!”, ka shkruar Adelina në facebook duke postuar një fotografi të Vjosa Osmanit.

Ndryshe, Adelina është njëra prej përkrahësve më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Adelina e kishte bërë këtë gjatë kohës së Ibrahim Rugovës, por e ka mbështetur LDK-në edhe pas vdekjes së liderit të tyre shpirtëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat