Govi Reka, këngëtarja e talentuar e shumëkërkuar në mbrëmje muzikore

Mediale Vip

Govi Reka, këngëtarja e talentuar e shumëkërkuar në mbrëmje muzikore

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:47
Govi Reka

Ajo është nga Tropoja dhe këngët e tabanit popullor i dalin nga shpirti duke sjellë për publikun e saj një drithërime emocionesh. Govi Reka, e dashur, e ëmbël, e talentuar dhe e përkushtuar ndaj pasionit të saj që tashmë është kthyer edhe në profesion është një nga këngëtaret e shumëkërkuara në mbrëmjet muzikore në Shqipëri por edhe jashtë saj e këtë e tregojnë edhe postimet në rrjete sociale ku këngëtarja është protagoniste

. Këngët si “Çikë Tropoje”, “Pa dashni m’ke lanë” apo shumë e shumë të tjera këndohen prej saj duke sjellë atmosferë dhe argëtim për publikun e saj. Nënë e dy djemve të vegjël dhe bashkëshorte mjaft e përkushtuar Govi falendëron mbështetjen e saj të madhe, familjen që i ka dhënë krahë në karrierë Govi ka sjellë për një periudhë shumë të shkurtër 4 klipe dhe një klip është në punim e sipër.

Ndërkohë që presim klipin e ri mund të klikoni në linkun më poshtë ku është edhe klipi i saj më i fundit, “Pa dashni m’ke lanë” .BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat