Alex Rodriguez, ish ylli i bejsbollit dhe sot më i njohur si i fejuari i divës Jennifer Lopez, i kaloi gjashtë vite i martuar me Cynthia Scurtis dhe me të i ka dy vajza. Se edhe pas divorcit mbetën në marrëdhënia shumë të mira tregon edhe lajmi më i ri nga mediat amerikane - ish-gruaja e tij nuk ka kurrfarë kundërshtime për përzgjedhjen e tij që JLo të jetë gruaja e tij e ardhshme.
Pasi që lajmi për fejesën e Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u përhap, ish-gruaja e tij, me të cilën ai i kaloi gjashtë vjet i martuar, është e lumtur për këtë hap të madh në lidhjen e tyre. Cynthia Scurtis, nga e cila Rodriguez u nda në vitin 2008, ia dha çiftit "bekimin e saj" për martesë.
Për RadarOnline ajo komentoi shkurtimisht: "Jam e lumtur për ta dhe kjo është e gjitha që do ta them në këtë temë". Alex dhe Cynthia pas shkurorëzimit kanë mbetur në marrëdhënie të mira dhe miqësore, kryesisht për shkak të dy vajzave të tyre, dhjetëvjeçares Elle dhe katërmbëdhjetëvjeçares Natasha.
"Që prej fillimit fëmijët ishin më të rëndësishmit për ne, kështu që në bazë të kësaj u sollëm edhe në rastin e shkurorëzimit. Nuk donim të kemi mbresa emocionale, siç ndodh në shumicën e familjeve që ndahen", tha në një rast Alex Rodriguez.