U vra në mes të Tiranës, Fjolla Morina mesazh të ndjerë për Jurgen Kurtin

Mediale Vip

U vra në mes të Tiranës, Fjolla Morina mesazh të ndjerë për Jurgen Kurtin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:04
Fjolla Morina

Jurgen Kurti, 26-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, nuk ishte i panjohur i publikun.

Ai njihej si ish-model, biznesmen por edhe menaxher i VIP-ave.

Pak pas vrasjes së Kurtit, ka reaguar këngëtarja Fjolla Morina.

Ajo ka publikuar një fotografi, duke shkruar, “U prefsh në paqe shoku jem”.

Nga hetimet lidhur me vrasjen, dyshohet se dy persona i kanë bërë pritë poshtë pallatit të tij, në rrugën “Zef Jubani”, mbas postës nr.8, teksa mendohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim.

26-vjeçari u qëllua pak pas orës 22.00 me tre plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndonëse rrethanat e krimit janë të paqarta, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë kryer krimin, të cilët janë larguar me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat