Albumi i Tunës vlerësohet lart edhe nga koleget e saj

Mediale Vip

Albumi i Tunës vlerësohet lart edhe nga koleget e saj

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:13
Altuna Sejdiu -Tuna

Përveçse nga fansat, albumi i ri i Altuna Sejdiut-Tunës, është mirëpritur edhe nga kolegët e këngëtares.

Komente pozitive së fundmi ka bërë këngëtarja e mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe, e cila është shprehur se kur  bëhen punë të tilla, duhet ti vlerësojmë me dashuri.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, ka shkruar Gaçe.

Një tjetër kolege e Tunës që ka vlerësuar pozitivisht albumin e saj, është këngëtarja Edona Llalloshi.

Ajo ka duartrokitur këngën ‘Harrova’ të ripërpunuar nga Tuna në bashkëpunim me këngëtarin Armend Regjepagiq.

“Nostalgji perlë e muzikës shqiptare, ju lumtë”, ka shkruar Llalloshi në njërin nga rrjetet sociale, ku ka publikuar videon e interpretimit të kësaj kënge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat