Vajza e Lori Loughlin fajëson prindërit për shkatërrimin e karrierës

Mediale Vip

Vajza e Lori Loughlin fajëson prindërit për shkatërrimin e karrierës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:46
Vajza e Lori Loughlin

Para se të zbulohej skandali rreth dhënies së mitës për pranimet në kolegjet prestigjioze, ku u përfshinë edhe prindërit e saj, aktorja Lori Loughlin dhe stilisti i modës Mossimo Giannulli, 19-vjeçarja Olivia Jade ishte bloggere e suksesshme në YouTube, ndërsa tani ajo brenda natës ka mbetur pa asgjë.

Pasi që pikërisht nëna e saj, ylli i serisë "Full House", Lori Loughlin, u akuzua se ishte përfshirë në një skandal të madh që e tronditi Amerikën në lidhje me dhënien e mitës për pranimin e fëmijëve në kolegje prestigjioze, 19-vjeçarja Olivia Jade Giannulli nuk e fsheh faktin se është e zemëruar në prindërit e saj.

Për shkak të asaj që po ndodh tani, ajo mbeti pa sponsorë, duke përfshirë Sephora dhe TRESemme, si dhe pa ndjekës në Instagram dhe kanalin e YouTube ku ishte vloggere e suksesshme, ndërsa mund ta humbë edhe titullin e influenceres. Më së shumti është e zemëruar me prindërit për faktin se në fakt ata e kishin "detyruar" që të regjistrohej në fakultetin USC, edhe pse ajo donte t'i përkushtohej karrierës së saj të influenceres, dhe si rezultat ia kanë "shkatërruar jetën".

'Bella dhe Olivia po e përjetojnë shumë vështirë gjithë këtë situatë. Olivia është e zemëruar me prindërit e saj, sepse që nga fillimi u kishte thënë se nuk dëshiron të shkojë në kolegj ndërsa ata insistuan. Ajo po e shijonte karrierën e saj, por kjo me sa duket nuk ishte e mjaftueshme", tha një burim i afërt me 19-vjeçaren, e cila, siç u mësua, madje as nuk e kishte plotësuar vetë aplikacionin e saj për fakultet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat