Wanda Nara sapo hoqi Icardin nga Instagrami dhe të gjithë shtrojnë një pyetje: ‘Ç’po ndodh me çiftin?’

Mediale Vip

Wanda Nara sapo hoqi Icardin nga Instagrami dhe të gjithë shtrojnë një pyetje: ‘Ç’po ndodh me çiftin?’

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:09
Wanda Nara dhe Icardi

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë një nga çiftet më të preferuara të shtypit rozë.

Marrëdhënia e tyre që prej fillimeve me akuza të ndërsjella, se ata dëshironin vetëm paranë dhe suksesin e njëri-tjetrit me kalimin e kohës u zhduk.

Të gjithë filluan të besonin se çifti dashurohej realisht, ndërkohë që Icardi kishte besim të plotë tek partnerja e tij menaxhere.

Tashmë përsëri për çiftin po flitet për një krizë. Wanda udhëtoi e vetme në Dubai, ndërkohë që Icardi ende nuk klithe zgjidhur mosmarrëveshjet me klubin.

Së fundmi, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit të Interit ka bërë një gjest të çuditshëm.

Këtë herë ajo nuk ndjek më asnjë person në Instagram dhe ndiqet nga 4.9 milionë fansa.

Image

Argjentinasja i ka bërë “unfollow” çdo personi që ndiqte, madje ajo nuk ndjek as bashkëshortin e saj Icardin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat