“Buzëqesh gjithmonë”, Lori zbulon tortën dhe urimin emocionues për të ëmën

Mediale Vip

“Buzëqesh gjithmonë”, Lori zbulon tortën dhe urimin emocionues për të ëmën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:41
Lori Hoxha

Presidentja e Top Medias, nuk është vetëm drejtuesja e suksesshme e një prej mediave më të fuqishme në vend!

Edhe pse diskrete në daljet e saj publike, shpesh herë janë të bijat ato që e bëjnë më protagoniste në rrjetet sociale përmes fotove të ndryshme apo videove ku ato shfaqen bashkarisht.

Kështu, Vjollca Hoxha ka sot ditëlindjen, por siç duket festimet kanë filluar që mbrëmjen e djeshme.

Ka qenë vetë Lori Hoxha, ajo që përmes një postimi në Instastory ka zbuluar tortën e ditëlindjes së të ëmës, si edhe moshën e saj.

Vjollca mbush sot 50 vjeç dhe në këtë ditëlindje jubilare për të, e bija nuk mund të kursente disa fjalë zemre dhe një urim të ndjerë për të.

"Buzëqesh gjithmonë Ma", ka qenë dedikimi i thjeshtë por mjaft special i Lorit për të ëmën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat