Akuza për blerjen e klikimeve, moderatori i njohur i kthehet Flori Mumajesit

Mediale Vip

Akuza për blerjen e klikimeve, moderatori i njohur i kthehet Flori Mumajesit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:58
Flori dhe Shpendi Lipa

Pas replikës së Flori Mumajesit për Sabri Fejzullahun dhe moderatorin Shpendi Lipa, të cilët gjatë bisedës për blerjen e klikimeve, morën si shembull Flori Mumajesin, Florit i është përgjigjur moderatori Lipa.

Në një postim në Instastory ai bën një shpjegim të gjatë në lidhje me bisedën e zhvilluar dhe kontekstin e saj, që sipas Lipës, Flori nuk e kishte kapur siç duhet.

"Sa i çela sytë dhe më tregun që Flori mumajesi e paska editu postimin që e ka bo për axhën Sabri edhe përveç të tjerash më paska përfshirë edhe mua, duke mu referuar si "prezantues". E unë po e publikoj videon e plotë që mundeni me kuptu saktësisht ç'ka kam thënë, përfshirë edhe ty Flori Mumajesi.

Image

Këtë punë e bëj moti dhe e di me fakte edhe shumë mirë kush çka blen. Po je ngut me fol! Krejt ç'ka them është që shumë si të që bëjnë klikime shumë brenda 24 orëve, edhe asnjëherë për faktin që ti i blen ose i shet."- shkruan moderatori në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat