Besoni ose jo, Ermal Mamaqi kthehet në ‘Portokalli’

Mediale Vip

Besoni ose jo, Ermal Mamaqi kthehet në ‘Portokalli’

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:44

Ishte arena në të cilën mori famën si aktor.

Për vite të tëra përgjatë periudhës së artë, Ermal Mamaqi u bë i preferuari i shumëkujt me rolet në ‘Portokalli’ si pjesë e ‘THE SHBLSH’.

Kapitulli u përmbyll rreth 12 vite më parë me largimin e humoristit nga ‘Portokalli’.

Pas më shumë se një dekade, Ermali do të kthehet për një natë.

Mamaqi do jetë pjesë e një skeqi me aktorin Rezart Veleshnja i cili tashmë bën rolin e Erion Braçes të cilin e realizonte dikur vetë Mamaqi në ‘Portokalli’.

Kjo lëvizje vjen në kuadrin e hapjes së Top Channel ndaj figurave të cilat dikur do ishte e paimagjinueshme të dilnin në ekranin e madh pas largimit.

Momentalisht s’na mbetet gjë tjetër pos të presim skeqin e përgatitur për nesër mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat