Këngëtarja me famë botërore i shkruan Valdrin Sahitit

Mediale Vip

Këngëtarja me famë botërore i shkruan Valdrin Sahitit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:19
Valdrin Sahiti

Stilisti i talentuar shqiptar Valdrin Sahiti është tashmë ndërkombëtar. Personazhe të famshëm në të gjithë botën, si Bebe Rexha, 4 anëtaret e grupit “Little Mix” dhe shumë të tjerë vishen tashmë me stilin e Sahitit.

Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku tregoi se një ndër këngëtaret me famë botërore që e ka kontaktuar së fundmi dhe që është interesuar për veshjet e dizenjuara prej tij është edhe reperja Cardi B.

“Asistentët e mi e kanë parë që ka shkruar vetë Cardi B dhe i kanë dhënë numrin tim dhe ajo më ka shkruar direkt në Whatsapp. Në fillim mendova mos është shaka, por kur fola me stafin më thanë që është e vërtetë ajo dhe u ndjeva shumë mirë”, tha Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat