Enca thotë se sot është grimuar special për artisten me famë botërore

Mediale Vip

Enca thotë se sot është grimuar special për artisten me famë botërore

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:42
Enca Haxhia

Enca Haxhia ua ka bërë të gjithëve kokën lëmsh me postimin e fundit.

Enca Haxhia ditën e sotme e nisi me disa video, përmes së cilave tregonte se si është grimuar.

Por, ajo që të bie në sy është mbishkrimi që ua ka lënë këtyre videove, ku në një prej tyre shkruan “Duke e bërë veten të dukem e bukur për atë personin special sonte”.

E në një tjetër video, ajo filmoi fytyrën nga afër dhe etiketoi këngëtaren e famshme Nicki Minaj me mbishkrimin “Jam lyer per tyyyyy”.

Se çfarë fshihet pas kësaj, mbetet të shihet në vazhdim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat