Leonora i gëzohet vendimit të Haradinajt për shkarkimin zv.ministres serbe

Mediale Vip

Leonora i gëzohet vendimit të Haradinajt për shkarkimin zv.ministres serbe

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:27
Leonora Jakupi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq.

Vesna Mikiq dje kishte dhënë një deklaratë, duke i quajtur shqiptarët terrorostë, e cila kishte nxitur reagime të shumta dhe kjo gjë ndikoi që kryeministri ta shkarkojë atë nga detyra.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte deklaruar dje Mikiq.

Vendimit të Haradinajt i është gëzuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka ripostuar dokumentin me vendim për shkarkimin e zëvendësministres së Drejtësisë, të cilin e kishte postuar deputetja Ganimete Musliu.

Leonora mbi foto ka vënë një figurë të flamurit të Kosovës dhe një me duartrokitje. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat