Detaji që tregon se Rita dhe Andrew janë ribashkuar

Mediale Vip

Detaji që tregon se Rita dhe Andrew janë ribashkuar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:12
Foto

Rita Ora dhe Andrew Watt konfirmuan ndarjen në tetorin e vitit të kaluar, por në fillim të këtij muaji u raportua se ata janë ribashkuar, shkruan DailyMail.

Duket se Rita Ora dhe ish-i dashuri i saj kanë rifilluar romancën, pasi muzikanti u pa duke u larguar nga hoteli i saj, pak minuta pasi doli ajo, të hënën.

Këngëtarja, 28 vjeçare, mori vëmendjen e veshur me kostum shumëngjyrësh, teksa po largohej nga hoteli.

Së fundi, Rita ishte lënë ‘zemërthyer’ kur u nda nga aktori i “Hollywood-it”, Andrew Garfield, 35-vjeç.

Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka performuar në “The Today Show”, ku këndoi hitin e saj “Only Want You”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat