“Nuk dua që të identifikohem për firma, dua që ta dëgjoni muzikën time”

Mediale Vip

“Nuk dua që të identifikohem për firma, dua që ta dëgjoni muzikën time”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:43
Skerdi

Skerdi ka falënderuar përkrahësit e tij. 

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago ka thënë se nuk dëshiron që të identifikohet për firma, makina luksoze apo pushime të shtrenjta, por dëshiron që publiku ta dëgjoj muzikën e tij.

Skerdi ka bërë ditur se nuk i jep rëndësi markave të shtrenjta, dhe se para kësaj ka gjëra më të rëndësishme.

“Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky. Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur. Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishe lirë, turp është krimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni”, është shprehur Skerdi në një postim në Instagram. 

Ndryshe, “Jemi nda” është projekti i fundit muzikor që Skerdi ka publikuar më 3 mars. Kënga ka arritur mbi 500 mijë klikime në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat