Ish-burri i Kim Kardashian: Më dukej sikur e gjithë bota më urrente!

Mediale Vip

Ish-burri i Kim Kardashian: Më dukej sikur e gjithë bota më urrente!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:30
Kris Humphries, Kim Kardashian

Kris Humphries njihet si bashkëshorti i Kim Kardashian vetëm për 72 ditë. Ai ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre duke treguar se u bezdis shumë nga fjalët se martesa e tij nuk ishte e vërtetë.

"Ka shumë gjëra në botë që nuk janë të vërteta. Por lidhja jonë ishte 100% e vërtetë", u shpreh ai për "The Players Tribune".

Humphries, i cili luajti për tetë skuadra në një karrierë 13-vjeçare, kujton një moment kur njerëzit e tallën në Filadelfia.

"Mendova, përse po më tallin? Është thjesht për faktin se jam djali i televiziorit? A mendojnë ata se unë po përpiqesha të bëhesha i famshëm? Apo mendonin se nuk po respektoja më basketbollin? E fundit më lëndoi shumë sepse unë gjithmonë kam dashur të njihem për lojën në basketboll. Nuk doja të dilja nga shtëpia ime. Më dukej sikur e gjithë bota më urrente dhe se dija pse. Ata nuk më njihnin mbi të gjitha", shtoi sportisti.

Divorci i Kris me Kim u finalizua në 3 qershor të vitit 2013, në periudhën kur Kim ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Kanye West.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat