Eliza Dushku thotë se nuk ka hequr dorë nga aktrimi

Mediale Vip

Eliza Dushku thotë se nuk ka hequr dorë nga aktrimi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:07
Eliza Dushku dhe Peter Palandjian

Eliza Dushku mund të jetë e zënë me pritjen e fëmijës dhe studimet por ajo nuk ka hequr dorë nga Hollywood-i.

Aktorja 38 vjeçare kohëve të fundit foli për jetën e saj në Boston me bashkëshortin Peter Palandjian dhe diplomën e saj në Universitetin Lesley, ku ajo po studion psikologjinë holistike.

“Fokusi im tani është i orientuar në disa gjëra që nuk isha me të vërtetë në gjendje të përqendrohesha kur kisha punë në LA”, tha Eliza për People.

“Unë nuk e kam lënë aktrimin. Nuk e kam lënë Hollywood-in, por ky është vetëm një aspekt tjetër i jetës sime, është me të vërtetë e rëndësishme dhe emocionuese për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat