Enca thërret nga dritarja: Më thuaj që më do

Mediale Vip

Enca thërret nga dritarja: Më thuaj që më do

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:12
Enca

Këngëtarja Enca Haxhia është e ndjekur nga mbi dy milionë fansa në rrjetin social Instagram.

Ajo është çdo ditë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Enca ka publikuar një fotografi shumë të këndshme për fansat, ku shfaqet në dritare të një objekti shumë të lezetshëm në Amsterdam.

 

Me thuaj qe me doOoOo ????

A post shared by ENCA (@enca) on

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja duket sikur bënë një thirrje për dashurin e saj, njëlloj siç bënin vajzat e përrallave të Vëllezërve Grim.

“Më thuaj që më do”, ka shkruar Enca, ndërsa është dukur mjaft romantike në këtë imazh.

Për sa i përket muzikës, Enca muaj më parë solli këngën e re “Balad”, që është pritur mirë prej publikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat