Harry dhe George, zbulohet arsyeja pse princi me nipin nuk kanë asnjë foto bashkë

Mediale Vip

Harry dhe George, zbulohet arsyeja pse princi me nipin nuk kanë asnjë foto bashkë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:38
Princi Harry dhe George

Princi Harry i Anglisë dhe djali i vëllait të tij William, vogëlushi George, janë ndër pjesëtarët e familjes mbretërore më të dashur nga populli.

Megjithatë mes xhaxhait dhe nipit nuk ka asnjë fotografi bashkë, të paktën nga ato të publikuara zyrtarisht nga pallati mbretëror.

Fotoja e munguar është analizuar nga dy ekspertet e çështjeve mbretërore të ‘Royally Obsessed’, Kaitlin Menza dhe Lisa Ryan.

Ryan thotë se, “Mungesa e fotos nuk ka të bëjë me raportet e këqija me fëmijën. Mendoj se është çështje zgjedhje, pasi deri para një viti Harry ishte beqar, dhe nuk donin që ta etiketonin si i gjori beqari Harry që luan me një fëmijë në bar”.

Ndërkohë sipas ekspertes Menza, pritet që pas lindjes së fëmijës së parë të Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, gjë që pritet të ndodh në prill, këto foto do të shtohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat