Emina Çunmulaj reagon ndaj komenteve negative që po merr për vajzat: Do ja nxij jetën, nuk më intereson kush është

Mediale Vip

Emina Çunmulaj reagon ndaj komenteve negative që po merr për vajzat: Do ja nxij jetën, nuk më intereson kush është

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:42
Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është gjithmonë e komentuar në media lidhur me jetën dhe karrierën e saj.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur ajo është paragjykuar për martesën e saj me iranianin Sam Nazarian, gjë për të cilën edhe shpesh ka reaguar ndaj fansave që komentonin negativisht kundrejt saj.

Megjithatë, duket se së fundmi modelja shqiptare po përballet me një situatë tjetër aspak të zakonshme, pasi në adresë të saj kanë arritur disa kërcënime për vajzat e saj.

Në një seri videosh të publikuara në InstaStory, Çunmulaj bën të ditur se po e mendon seriozisht mbylljen e Instagramit, e krejt kjo për faktin që disa ndjekës e kanë kërcënuar atë, duke ia përmendur vajzat.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxij jetën para 1 milionë njerëzve. S’më intereson sa i madh apo i vogël je”, thiotë modelja në një nga videot.

Në vazhdim, Emina tregon se pavarësisht të gjithave ndjehet keq për ligësinë e atij personi që arriti deri në atë pikë.

“Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, ka thënë më tej Çunmulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat