Arrestohet aktori i famshëm

Mediale Vip

Arrestohet aktori i famshëm

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:44
Aktori Michael Madsen

Aktori Michael Madsen u arrestua për ngasje nën ndikimin e alkoolit, pasi ai përplasi "Land Roverin" e tij.

Ylli i shumë filmave nga Quentin Tarantin, duke përfshirë "Kill Bill" dhe të tjerë, po e voziste makinën e tij në gjendje të dehur dhe goditi një shtyllë pranë rrugës.

Aktori (61) nuk u dëmtua, por ai u arrestua dhe u dërgua në burg.

Madsen ishte arrestuar edhe më herët për ngasje në gjendje të dehur, dhe në të njëjtën kohë ai ishte në trajtimin e alkoolizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat