Orgesa Zaimi thumbon publikisht këngëtarët: Ka të paaftë që bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht

Mediale Vip

Orgesa Zaimi thumbon publikisht këngëtarët: Ka të paaftë që bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:18
Orgesa Zaimi

Dita e Orgesa Zaimit ka nisur me një video të Kanye West në një koncert, ku kuptohet lehtë që këngëtari stonon.

Ajo e ka publikuar këtë video në ‘Instastory’ dhe ka shkruar disa fjalë dedikuar të gjithë ‘pseudoartistëve’, duke treguar pak dhe eksperiencën e saj në muzikë.

“Nga t’ja nis? Çfarë mund të themi për ç’po ndodh sot?” ka shkruar këngëtarja.

“Ju lutem të gjithëve të fokusohen në çfarë dinë të bëjnë më mirë në jetë. Edhe une do të doja të isha miliardere apo biznesmene, por jam e paaftë për ta bërë, gjithashtu mu deshën më shumë se 10 vjet që të kuptoja se unë di të këndoj (18 vjeç, ndërkohë që e nisa që 5 dhe prapë e nisa seriozisht 20 vjeç) dhe duhet të merrem me këtë punë, edhe pse ndonjëherë është mallkim, pasi ka të paaftë që bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht dhe bëhen ‘figura publike’, që nuk e kuptoj se çfarë do të thotë. Ndërkohë, unë e shumë të tjerë japim shpirtin këtu. Stop paaftësisë ju lutem. Shpëtoni jetë, ruani veshët”, ka vazhduar Orgesa.

Ajo nuk ka përmendur në asnjë moment emër, megjithatë të gjithë jemi dakord se ky fenomen sa po vjen e po zgjerohet më shumë në të gjithë botën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat