E veshur me plot stil, Adelina Tahiri zbulon veturën luksoze

Mediale Vip

E veshur me plot stil, Adelina Tahiri zbulon veturën luksoze

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:14
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri tashmë shquhet për jetën e saj super-luksoze.

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri nuk ngurron që jetën e saj të shtrenjtë t’ua prezantoj edhe fansave të saj.

E në imazhet e fundit të publikuara, artistja 27 vjeçare vjen me plot stil teksa vë në pah edhe veturën e tipit ‘Mercedes Benz’, që ka një vlerë marramendëse.

Nuk ka dyshim se kjo jetë e saj vjen në saje të bashkëshortit milioner të Adelinës, avokatit nga Maqedonia, Serjozha Markov.

Adelina u martua në dhjetor të vitit 2017-të dhe nga kjo martesë ka edhe një djalë të quajtur, Jon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat