Armend Rexhepagiqi bën deklaratën befasuese për Elvana Gjatën

Mediale Vip

Armend Rexhepagiqi bën deklaratën befasuese për Elvana Gjatën

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:33
Armend Rexhepagiqi dhe Elvana Gjata

Armend Rexhepagiqi ka befasuar kur u pyet për Elvana Gjatën.

Gjatë intervistës së fundit në NIN, Armend Rexhepagiqi ka folur për suksesin e albumit “Fortuna” nga Tuna Sejdi por edhe për Elvana Gjatën.

I pyetur se cilën prej tyre zgjedh, ani pse ishte e vështirë ai bëri përzgjedhjen duke befasuar me përgjigjen.

‘I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës”, i tha moderatori, ku Rexhepagiqi habiti me përgjigjen e tij.

“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt. Shumë, shumë pak e njoh Elvanën”, ka qenë përgjigjja e Armendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat