Në lidhje pas ndarjes nga Albi Nako? Flet Klaudia Pepa

Mediale Vip

Në lidhje pas ndarjes nga Albi Nako? Flet Klaudia Pepa

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:52
Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ditën e sotme balerina simpatike ka bërë një videolive në instagram ku është shfaqur me të ëmën, motrën e saj dhe gjyshen e sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet nga më të ndryshmet e këtu nuk bën përjashtim as ish-partneri i saj Albi Nako.

Një fanse e pyeti “ku e ke Albin?” dhe Klaudia u përgjigj: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin” dhe i thotë motrës “apo jo? Po po, se jemi të mira”.

Më pas u pyet nga një fans nëse është akoma single dhe Klaudia tha: “Po, jam akoma single”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat