Khloe Kardashian: Familja ime u shkatërrua

Mediale Vip

Khloe Kardashian: Familja ime u shkatërrua

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:36
Khloe Kardashian

Zemërimi i Khloe Kardashian është i qartë, pas ndarjes me Tristan Thompson, i cili e tradhtoi me një mike të familjes së tij, Jordyn Woods.

Khloe, 34, ka postuar një videon në Instagram sot dhe duket sikur do të jetë sezoni më dramatik i emisionit Keeping Up With The Kardashians.

Klipi hapet me një Khloe me lot duke thënë në një rrëfim: 'Më vjen të vjell që duhet të jetë në publik. Unë nuk jam vetëm një shfaqje televizive. Kjo është jeta ime”.

Khloe shihet duke bërtitur në telefon gjatë një udhëtimi me makinë: 'Familja ime u shkatërrua', pasi bashkëshorti i saj, basketbollisti i NBA u kap nga ajo duke e tradhtuar para lindjes së vajzës True gati një vit më parë.

Thompson pas kësaj kishte vazhduar të tradhtojë Khloe, gjë që çoi deri te ndarja përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat