Arta Bajrami thotë se është inspirim për të gjithë estradën: Mos më kopjoni

Mediale Vip

Arta Bajrami thotë se është inspirim për të gjithë estradën: Mos më kopjoni

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:21
Arta Bajrami

Këngëtarja Arta Bajrami u ka kërkuar kolegëve këngëtarë që mos t'ia kopjojnë njërin prej projekteve të saj muzikore ani pse ata mund ta kenë inspirim atë.

Këngëtarja Arta Bajrami nëpërmjet publikimit të një Instastory u është drejtuar direkt kolegëve të saj këngëtarë.

Ajo është shprehur se e di se është inspirim për të gjithë estradën për të cilën thotë se nuk është hera e parë se e kanë kopjuar.

Arta u ka kërkuar atyre që vetëm këngën ‘E pa fat’ mos t’ia kopjojnë pasi nuk mund ta këndojnë si ajo e as nuk mund ta shkrijnë në tekst si Arsim Bunjaku.

Nuk dihet se çfarë e shtyu Artën të vijë me këtë reagim të ashpër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat