Genci ka një sqarim për të bërë!

Mediale Vip

Genci ka një sqarim për të bërë!

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:08
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke e treguar arsyen se pse videoklipet e tij xhirohen në trojet shqiptare.

Sipas tij, ne kemi vende të bukura dhe ai përveçse i pasqyron ato, ndikon edhe në promovimin e tyre.

“Shumica e videoklipeve te mia te viteve te fundit jane xhiruar ne vendet me te mira te shqiptareve si : Divjake, Peshkopi, Mirdite, Plave, Prishtine, Kukes, Shkoder, Durres etj etj. Ne to kryesisht pasqyrohen vendet e bukura dhe kjo gje pervec se i jep ngjyre videoklipit, ndikon edhe ne promovimin e tyre. Ky eshte edhe nje prej qellimeve kryesore pse i bej ne ate forme.

Shqiptaret kane shume vende te bukura dhe para se te eksploroni shtetet dhe kontinentet tjera sigurohuni qe i keni konsumuar keto qe i kemi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se para pak ditësh Genci është fejuar me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi, me të cilën kishte bërë edhe disa bashkëpunime në muzikë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat