E veshur me të zeza, Ajola Xoxa shfaqet në publik dhe ka një mesazh për Ermalin dhe Elvanën

Mediale Vip

E veshur me të zeza, Ajola Xoxa shfaqet në publik dhe ka një mesazh për Ermalin dhe Elvanën

Më: 29 mars 2019 Në ora: 08:35
Erion, Ajola, Elvana dhe Ermali

Ajo nuk zhgënjen asnjëherë në çështjet e stilit apo veshjeve, sa herë i duhet të shfaqet në publik. Për angazhimet e saj personale, ose në krahë të bashkëshortit, Erion Veliaj, i cili tashmë zyrtarisht ka shpalluar rikandidimin për një mandat të dytë në krye të qytetit të Tiranës. Ndërsa, zia dhe dhimbja e madhe për humbjen e parakohshme të të atit është ende me të, Ajola Xoxa nuk ka hezituar që të shfaqet në publik për ngjarje dhe evenimente të rëndësishme. Vetëm pak ditë më parë, ishte në qendër të Tiranës, aty ku u bë edhe organizimi masiv me mijëra njerëz të mbledhur bashkë për të mësuar bashkarisht rikandidimin e Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë.

Këtë herë, protagonizmi i saj i radhës ishte dje në mbrëmje, ku u shfaq për të parën herë premiera e filmit “Dy gisht mjaltë”, ku interpretojnë në role protagoniste Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, si edhe një kastë e përzgjedhur aktorësh. Ajola, si gjithnjë shumë elegante, e veshur me të zeza, u shfaq në krahë të të shoqit, i cili ka një rol të vogël në këtë film. Bashkë me aktorët protagonsit në këtë film, Ajola dhe Erioni nuk e kanë kursyer një foto ku ata shfaqen bashkarisht, ndërsa ka bërë edhe një mesazh publik.

“Me grupin e punëtorëve”, shkruan ajo në diçiturën e fotos, të cilën e ka ndarë edhe me miqtë e saj virtual. Sigurisht, që i gjithë filmi është një sipërmarrje e madhe kinematografike dhe shfaqja e tij për herë të parë mbrëmë, për të ftuarit special VIP dhe personalitete të njohura nga bota e medias, televizionit, artit e biznesit në vend, tregoi interesin e madh për këtë film që prej ditës së sotme do të shfaqet në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat